Flash News

KRYESORE

Nga dera e Kuvendit te karrigia e Bashkisë, përsëritet precedenti i gardistit të 21 janarit

Nga dera e Kuvendit te karrigia e Bashkisë, përsëritet precedenti

Kandidatura socialiste e ish-komandantit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako, për Bashkinë e Tepelenës ka ngjallur debat dhe reagime të shumta politike.

Nëse kthehemi pas në kohë, kandidimi i Sakos rikthen në vëmendje mënyrën se si ish-zyrtarë të Gardës po kthehen në përfaqësues politikë të pushtetit lokal.

Por, rasti i Sakos nuk është i pari.

Në vitin 2023, ish-gardisti Agron Malaj zgjidhet kryetar Bashkie në Mat, edhe pse kishte qenë pjesë e Gardës gjatë protestës se 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër qytetarë para Kryeministrisë. Pavarësisht përfshirjes në atë ngjarje, Malaj u mbështet politikisht nga mazhoranca. 

Edhe rasti i Sakos shihet si vazhdimësi e një modeli që po përsëritet, ku ish-zyrtarë të strukturave të sigurisë, që kthehen në figura politike të mbështetura nga pushteti.



Të fundit