Flash News

KRYESORE

Berisha paralajmëron rikthimin në PD dhe 'rihap garën': Kurrë mos thuaj kurrë!

Berisha paralajmëron rikthimin në PD dhe 'rihap garën':

Ish kryeministri Sali Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike, pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë për shkak të humbjes së PD në zgjedhjet e 2013-ës.

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha tha se realitetit i ri politik i krijuar në vend, e ka detyruar atë të ndryshojë qëndrim në lidhje me angazhimin e tij politik.

Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia.

Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më.

Prej 2013-ës, drejtimin e PD e mori Lulzim Basha, i cili këtë të diel garon përballë tre kandidatëve të tjerë për kreun e ri të kësaj partie.

Të fundit