Flash News

OP-ED

"Kush ia pa? E ka, apo se ka? Nëse e ka, sa e ka...Opozita

"Kush ia pa? E ka, apo se ka? Nëse e ka, sa e ka...Opozita

Zef Zefi

Janë, fatkeqësisht, jo pak ata që mblidhen gjunjas me ia pa opozitës. E ka apo nuk e ka. Nëse e ka, si, dhe sidomos, sa e ka. Grumbullia e gjunjazakëve fillon nga qendrat e opinionistikës, deri në perferinë e portaleve dhe kanë me kaq pasion këtë punë, sa përcjellin me lojën "telefon i prishur" te njëri-tjetri.

Kjo grumbulli njerëzore fatkeqësisht, këta dembelë "Stambolli" e parazitë anaerobike, mishërimi i dinakërisë që parazitojnë prej gati një shekulli, na dhuruan komunizmin, mbasi partia na jep bukë "kollomoqe," sot vazhdon të brendashkruajë e nënshkruan mjerimin e lumtur shqiptar.

Nëse opozita denoncon krimin, bën detyrën e vet kushtetuese, nëse thërret militancën, antaresinë apo popullin në protestë paqësore, qoftë dhe me tre veta, e ka për detyrë këtë, siç dhe të parandalojë, menaxhojë dhe evitojë çdo lloj dhune fizike. Sepse Partia Demokratike nuk është parti revolucionare sipas përcaktimit leninist: "...partia reparti i organizuar luftarak i klasës punëtore që udhëheq popullin në revolucion...", por është opozitë politike.

"Revolucionet" jakobine nuk bëjnë pjesë në historinë e saj të shkurtër politike, po as në atë pararendëse të saj. Ajo ka ndjenjur gjithmonë në arenën e saj që është vetëm politika, edhe në kushtet më ekstreme, ndonëse kundërshtari i vet nuk e ka respektuar një pakt e propocion të tillë, përjashtuar vitin 2013.

Sot gjunjazakët, të ndërsyerit, sivëllamët e tyre, bashkë-aksionerët e mbrapshtisë, kanë detyrën e nihilëzimit të protestës, ose ndotjen edhe të këtij institucioni akoma të pa kapur. Protestën politike të një grupimi politik, jo revolucionar. Ndaj "vemjet", dembelët, llafazanët, gjunjazakët, sot me sheqerkën e radhës në gojë, duhet te sajojnë lajm.

"Kush ia pa? E ka, apo se ka. Nëse e ka, sa e ka... dmth Opozita.

"U-pupu a-papapa, ruana Zot ç'na ra me pa.

Të fundit