Flash News

KRYESORE

Ky është Chef-i i parë i ‘MasterChef Albania Junior’

Në fund të marsit në ekranin e RTSH do të transmetohet formati më i njohur i gatimit në botë “MasterChef Albania Junior”. Në këtë emision do marrin pjesë fëmijë të talentuar nga mosha 8 deri në 14-vjeç.

Revista Who shkruan se ka zbuluar njërin prej chef-ave që do jetë pjesë e panelit gjykues të ‘MasterChef’.

Ai është Juli Zguro dhe kush konsumon gourmet në Tiranë e njeh mirë prej restoranteve ku ai punon si Head Chef: “Millennium Gourmet” e “Opium Sushi Bar”; njëkohësisht është dhe chef ekzekutiv në “Like Gallery Hotel” në Korçë.

 

Të fundit