Flash News

KRYESORE

“Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë mirëpret Ditmir Bushatin”

Elvis Hoxha, një themeluesit e ‘Qendrës Lëvizja Vetëvendosje’, në Tiranë është shprehur se do ta mirëprisnin ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në organizatë. Në studion e lajmeve të ‘Ora News’, Hoxha renditi edhe disa cilësi të Bushatit. "Unë jam që të gjithë ti bashkohen VV, aq më tepër që Ditmir Bushati për sa i takon marrëveshjes për detin ka probleme, por qëndrimi për korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve ka qenë shumë pozitiv. Lëvizja Vetëvendosje është lëvizje".

Në unison me themeluesit e tjerë, Hoxha sqaroi se fillimisht lëvizja do të jetë pjesë e shoqërisë civile, pa mohuar shndërimin e saj në parti politike.

“Po krijohet konfuzion shpesh herë i dëshiruar për mirë dhe për keq. Jemi këtu në aspektin e shoqërisë civile.Në këtë lloj situatë ku politika nuk ekziston më ato që duhet të krijojnë politikën janë nismat e shoqërisë civile. Shoqëria civile ka vetëm një funksion, ripërtëritja e politikës kur politikanët e zhveshin politikën nga sensi i vet”, përfundoi Hoxha.

“Vetëvendosja” edhe në Shqipëri, Zaimi: Kishim shumë kërkesa

Të fundit