Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Lobimi në SHBA/ Nuk ka prova për Bashën? Braçe: Ja ku janë dhe ja bëjnë muuuu!
Pas kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe, pasi Gjykata e Tiranës pushoi hetimet për kreun e PD Lulzim Basha dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristanin e financierin e Partisë Demokratike Ilir Dervishi, lidhur me lobimin me vlerë 675.000 dollarë në SHBA.
Ai publikon dokumente që sipas tij janë publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë me firmë të Bashës dhe Nik Muzin dhe për këtë bën përgjegjës sistemin e drejtësisë.
“Nuk ka prova, nuk ka prova!
Lulzim Basha kërkon te fshehë imunitetin unik për te mos u gjykuar kurrë, kështu!
Prova?
ja ku janë e ja bejne muuuu!
Nuk jane letra bakalli, jane dokumenta zyrtare te depozituara ne agjencinë me serioze ne bote;
Jane me firme te Nik Muzin e Lulezim Bashes. Prokuroret e gjykatësit ne Tirane nuk kane lejuar te hetohet e gjykohet rreth tyre! Zero! Kur nuk hetohet nuk ka prova, afermendsh!
Por ne zyra amerikane ato jane, jane publike-ne dallim nga ketu, i shohin e i marrin te gjithe.
Prova thote se Nik Muzin njeriu nen kontrate me PD ka deklaruar zyrtarisht, me shkrim se ka marre per llogari te PD 670 mije dollare!
Tani, ose genjen ai nen betim dhe përgjigjet ne Amerike per kete, ose gënjejnë ketu Lulzim Basha e zarat e tij dhe kane imunitet e as hetohen e as gjykohen.
Provat ja bejne muuuuu, imuniteti ndaj drejtesise nuk i ben te padukshme!Krim i rende elektoral është ky apo jo?!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.