Flash News

KRYESORE

Luftëtari në prag të falimentimit, futbollistëve u ndërpritet trajtimi ushqimor

Luftëtari në prag të falimentimit, futbollistëve u

Gara në Kategorinë Superiore rrezikon të cënohet nga problemet financiare të Luftëtarit të Gjirokastrës.

Futbollistët e klubit jugor kanë 3 muaj pa u paguar dhe sipas raportimeve të mediave, lojtarët rrezikojnë të nxirren nga shtëpitë që kanë me qira dhe tu ndërpritet trajtimi ushqimor.

Luftëtari është pronë e biznesmenit Grigor Tavo, së bashku me Bekim Halilajn, ndërsa një pjesë e vogel e aksioneve i takon bashkisë.

‘Bluzinjtë’ renditen aktualisht në vendin e 7-të me 13 pikë, por nëse situata nuk ndryshon, ata janë pretendent numër një për të rënë nga kategoria.

Të fundit