Flash News

E-TJERA

Manjani e emëroi, Vasili firmos shkarkimin e drejtorit të rëndësishëm

Manjani e emëroi, Vasili firmos shkarkimin e drejtorit të

Burgjet nuk po gjejnë qetësi. Pas disa largimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që përfunduan edhe me arrestimin e ish-Drejtorit Artur Zoto, mësohet se një tjetër drejtues i lartë i këtij institucioni është shkarkuar.

"BalkanWeb" raporton se Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, ka firmosur dje shkarkimin nga detyra të Petrit Koshaj, me detyrë Drejtor i Policisë së Burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Të njëjtat burime theksuan se motivacioni i shkarkimit ka qenë për shkelje të rënda dhe se është përgatitur disa ditë më parë pas disa kontrrolleve të ushtruara, por vetëm dje ministri Vasili ka firmosur.

Koshaj u prezantua më 17 dhjetor 2015 nga Ministri i Drejtësisë i atëhershëm Ylli Manjani dhe Artur Zoto.

Të fundit