Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Kryesisë së PD, përjashtohet deputeti Myslim Murrizi

Mbledhja e Kryesisë së PD, përjashtohet deputeti Myslim Murrizi

Aktualisht po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku tre pika janë në rendin e ditës. Burime për Politiko.al nga selia blu bëjnë me dije se, një prej pikave është shkarkimi dhe përjashtimi i Myslim Murrizit nga çdo funksion partiak.

Murrizi nuk iu bashkua vendimit të partisë për të djegur mandatin e deputetit pas vërtetimit, sipas demokratëve, të manipulimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale nga banda kriminale të lidhura me Partinë Socialiste.

Me këtë vendim, Murrizi nuk do të jetë më as anëtar i Partisë Demokratike, si dhe quhet automatikisht i shkarkuar nga posti si kryetar i degës Lushnje për të cilën ende nuk ishte zgjedhur me votë por post që e mbante derisa të bëheshin zgjedhjet për degën.

Nuk janë ‘aleatët’. Bashkëpronari i Universitetit të mbyllur nga Rama, arsyeja pse MM nuk e dha mandatin

Të fundit