Flash News

KRYESORE

Merkatoja e verës për Barcelonën, Mestra tregon sa do jetë buxheti

Merkatoja e verës për Barcelonën, Mestra tregon sa do jetë

Në merkaton e ardhshme, Barcelona pritet të ketë një buxhet prej 60 milionë eurosh, edhe pse jemi mësuar ta shikojmë me shifra stratosferike në shit-blerjen e lojtarëve.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendës presidenti i Barcelonës, Jordi Mestra, i cili deklaroi  këtë shumë për merkaton e verës.

 “60 milionë euro do të jetë buxheti i Barcelonës për merkaton e ardhshme”, u shpreh ai.

Kujtojmë që kësaj shume i shtohen edhe milionat që do të përfitohen nga shitjet që do të bëhen për të shërbyer më pas në blerjet  e tjera  të bujshme të ekipit katalanas.

Të fundit