Flash News

KRYESORE

Merkatoja në Serie A, kjo është përmbledhja e këtij janari

Merkatoja në Serie A, kjo është përmbledhja e këtij

Merkatoja e Serie A këtë janar ka qenë mjaft interesante. Juventusi ka prenotuar Kulusevskin për sezonin tjetër dhe ka larguar Emre Can, Mandzukic dhe Marko Pjaca.

Milani, ndërkohë, ka afruar Ibrahimovic, Kjaer, Begovic, Saelemaekers, Laxalt dhe ka larguar lojtarë si Reina, Suso, Piatek, Borini, Caldara dhe Rodriguez.

Interi ka transferuar lojtarë nga Premier League, Young, Moses, Eriksen, ndërkohë që ka larguar Di Marco, Lazaro, Politano dhe Gabigol.

Roma nuk ka bindur shumë, duke u mjaftuar me emra si Perez, Vilar, Ibanez dhe duke larguar Florenzin. Napoli ka transferuar Lobotkan, Demme, Politano, Rrahmani dhe Petagna (të dy në qershor) dhe ka larguar Tonelin.

Të fundit