Flash News

KRYESORE

Mes luksit dhe modernes, ceremonia dasmore e Afërdita Dreshajt dhe Jakub Kindl

Mbrëmjën e djeshme, këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me sportistin çek Jakub Kindl.

Festa e kësaj ceremonie kishte nisur javë më parë, ku modelja ndau me publikun nëpërmjet rrjeteve sociale disa nga momentet më të mira me miket e saj, teksa po përgatitej për ceremoninë e madhe të dasmës.

Mbrëmja filloi me ceremoninë e celebrimit e cila u mbajt në tarracën e hotelit, ku u zhvillua edhe dasma.

Nusja hyri në altar e shoqëruar nga nëna e saj, ndërkohë që mbante veshur një fustan të stilizuar enkas për të,  me një vello të madhe.

Afërdita kishte edhe shoqërueset e saj midis të cilave edhe motrën e saj Jehona Dreshaj, modelja Tika Camaj që është edhe kushërirë e saj, si dhe Xhesika Berberi një ndër mikeshat më të ngushta.

Përsa i përket dekorit ajo që ra në sy ishte mbizotërimi i ngjyrës së zezë kombinuar me të bardhën.

 

 

 

Të fundit