Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mesazhi për të vëllanë gjyqtar: Ti nuk ke tri makina, por kërkon të bësh tri punë. Ke një pasaportë, një grua, një atdhe
Politiko.al
(në foto gjyqtari Florjan Kalaja me familjen)
Gjyqtari Florjan Kalaja, një nga juristët e talentuar dhe të papërfolur për korrupsion të brezit të ri, ka promovura dje në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar librin 'Dilema Kushtetuese II'. Ky është libri i tretë i gjyqtarit, i cili është prezent në shtypin e përditshëm me analiza që lidhen me sistemin gjyqësor në Shqipëri. Në promovimin e librit të gjyqtarit Kalaja kanë marrë pjesë ekspertë të jurisprudencës, politikanë dhe gazetarë. Një fjalë përshëndetëse kanë mbajtur juristët e njohur Kristaq Traja, Xhevahir Zaganjori dhe Sokol Sadushi. Ajo që ra më shumë në sy ishte fjala e gjetur dhe emocionuese e të vëllait të vogël të Kalasë, Aulonit, gazetar dhe aktivist i shoqërisë civile. Ai tha se e ka patur të vështirë teksa rritej, sepse të gjithë i kërkonin të bëhej si i vëllai, Flori, madje edhe prindërit.
Auloni ka kujtuar se, në gjashtë vjet që i vëllai ka qenë gjyqtar, ai ka pritur ndërhyrje, por kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ai i tha sallës, duke shigjetuar me stil një komunitet të përfolur për korrupsion se Flori nuk ka tri makina, por kërkon të bëjë tri punë.
Fjala e plotë e Aulon Kalasë:
Natyrisht që është e vështirë për dikë të flasë për të vëllanë në këtë ditë kaq domethënëse për të. Por do shpreh disa fjalë zemre, sepse teknikalitetet do ua lë profesionistëve të fushës.
Kam krenari legjitime për Florjanin dhe jam i privilegjuar. Kam qenë gjithë jetës në fakt, sepse shembullin e kisha në shtëpi, dhe nuk duhet t’a kërkoja nëpër filma.
Për këtë arsye mami dhe babi që janë aty, më kanë përndjekur duke më thënë, 'bëhu si Flori'!, përveç mësueses se Kimisë në gjimnaz, që më kërkonte të bëja të kundërtën.
Më ka përndjekur emri i tij kudo. Hije e rëndë, apo jo. E vështirë për të treguar individualitet, kur ke vëlla Florin, sepse në shkollë edhe kur hartimet i bëja vetë, më thonin: “dora e Florit kjo”.
Në Vlorë për shembull, ku Flori shërbeu për gati 6 vite si gjyqtar i shkallës së parë, më thoshin 'bëhu si Floriri!'.
Kam menduar gjithmonë se do e kisha disi të vështirë jetën, sepse tek unë si vëlla gjyqtari do dyndeshin palët, për të kërkuar ndere apo ndërhyrje, por e kundërta ndodh. Flori m’i hoqi qafe ata me punën e tij, aq sa herë pas here mendoja se ky njeri e ka lënë punën si gjyqtar, dhe ndoshta filluar punë fjala bie, në Federatën e Aeronautikës, për hedhje me parashutë, ku askush nuk bën ndërhyrje, sepse është një fushë e panjohur.
Më ka shqetësuar fakti se si Flori e ka tepruar, e ke shtuar një çikë dorën, sepse librin e parë “Gjykimi në mungesë në procesin civil” e bëri me 329 faqe, librin e tij të dytë “Dilema Kushtetuese” me 429 faqe, ndërsa këtë të tretin me 522 faqe. Po mendoj se me këtë progresion, librin tjetër do t’a bëjë akoma më me shumë volum, por shpresoj që me të njëjtin çmim.
Jam krenar që e kam blerë i pari këtë libër. Tentoi të ma dhuronte, por nuk pranova. Vetëm se bëmë një pakt. I kërkova që të më shpjegonte nga një kapitull për fundjavë. Kemi ecur mirë, jemi tek kapitulli shtatë. Herë e kuptoj dhe herë bëj sikur. Të më ndjesh, vëlla. Kështu ndodh me gjithë vëllezërit e shkencëtarëve.
Tani jam duke imagjinuar se si do të duket vajza e tij Maria, së cilës ai ia dedikon këtë libër (nuk ka mbushur ende 1 vjeç). Si do të duket ajo kur të dalë në treg “Dilema Kushtetuese 7” dhe Maria të futet në klasën e parë, me këtë libër në çantë. Do ia blej unë, ju premtoj.
U ndjeva shumë mirë, kur një nga kolegët e tu, më tha se në një nga Konferencat gjyqësore, ti kishe ngritur zërin dhe kishe kërkuar rritjen e pagave për gjyqtarët. Paga qesharake, por e rrallë si kërkesë në këtë fushë apo jo?!
Jam krenar edhe për diçka tjetër, sepse vërtetë ti nuk ke tri makina, por kërkon të bësh tri punë. Nuk ke tri shtëpi, por ke shkruar tre libra. Ke një pasaportë, një atdhe, një grua. Flor, të gjitha që përmenda mbaji nga 1, por te fëmijët ec një çik më shpejt, sepse unë si xhaxha, mezi po pres të bëhem me nip.
Unë e di që ti nuk do ndalesh, sepse vitin tjetër do na mbledhësh sërish këtu për librin “Dilema Kushtetuese 3”, por më beso që emocioni im do të jetë po i njëjtë. Ndërsa presioni mbi mua edhe më i madh.
Të gjithë do më thonë “bëhu si Flori”, bëhu si yt vëlla. Bëhu si ai…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38