Flash News

KRYESORE

Meta sërish në konferencë për shtyp: “Për një çështje të shumë rëndësishme”

Meta sërish në konferencë për shtyp: “Për

Ashtu siç edhe paralajmëroi Presidenti i Republikës Ilir Meta se dalja e sotme nuk ishte e fundit për korrikun, një tjetër konferencë paralajmërohet nga Presidenca.

Sipas News 24, të mërkurën në mesditë do të ketë një tjetër konferencë për shtyp. Ndonëse nuk bëhet e ditur çështja kryesore, burimet pohuan se bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme.

“Presidenca nesër në ora 12.00 do të jetë në konference për shtyp. Tema e konferencës për një çështje shumë të rëndësishme”, bënë me dije burime nga Presidenca.

Kujtojmë se sot gjatë pyetjeve të shumta të gazetarëve, Presidenti Meta iu kërkoi të kenë durim pasi nuk do ishte konferenca e fundit për korrikun.

Të fundit