Flash News

KRYESORE

Nuk u rikandiduan nga Basha, reagojnë dy deputetët e parë të PD

Nuk u rikandiduan nga Basha, reagojnë dy deputetët e parë të

Kanë reaguar për herë të parë dy prej deputetëve të Partisë Demokratike që u lanë jashtë listës nga kryetari Lulzim Basha.

Deputeti i Dibrës, Bedri Hoxha i ka uruar suksese kolegëve të tij dhe në veçanti Dhurata Çupit, e cila kryeson listën në këtë qark.

“Kandidateve te PD-se ju uroj suksese ne zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 . Jane personalitete qe do te marrin votbesimin e qytetareve shqiptare . Ne vecanti i uroj shume suksese ekipit te Qarkut Diber te kryesuar nga z. Dhurata Cupi , e cila me eksperiencen e saj do te arrije nje fitore te merituar per PD . Suksese”, shkruan Hoxha.

Edhe Arbjola Halimi, deputete e Elbasanit, e cila nuk u rikandidua, shprehet krenare për betejën që ka bërë.

“Falenderoj gjithe mbeshtetesit e mi. Beteja ime per nje Shqiperi te Lire vazhdon. Jam krenare per betejen qe kam bere. E drejte dhe me dinjitet. Ju falenderoj te gjitheve”, shkruan Halimi.

Topalli, Bregu, Bode, Imami, Patozi + 20 të tjerë; emrat e deputetëve demokratë të përjashtuar nga Basha

 

Të fundit