Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut

Nga Irena Beqiraj
Gruan, emrin e së cilës për herë të parë e mësoi nga ankesa që ajo bëri në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtari përzgjedhur me kujdes nga reforma e drejtësisë, e përfshiu në spiralen e vet të favoreve seksuale.
Ky është vetëm një rast, por që duket i rëndë sepse ka prekur normat morale teorike të kësaj shoqërie, të cilat janë edhe pika më e lartë e hipokrizisë së saj .
Dhunimi që drejtësia në të gjithë kapilarët e saj ushtron çdo ditë mbi qytetarët merr forma nga më të ndryshmet, por të gjitha dehumanizuese.
Për këdo shqiptar të thjeshtë e pa pushtet, trokitja në dyert e institucioneve të drejtësisë është më e rendë sesa një sëmundje terminale. Është më torturuese se kimioterapia.
T’i dretohesh Ministrisë së Drejtësisë apo Organeve të Larta të Drejtësisë për të siguruar proçese të drejta, e të bazuara në ligj ngjan si tallje me veten. Sepse fytyra me të cilën do të përballesh duket edhe më e pa arsyeshme, edhe më mashtruese, edhe më dhunuese se dhunuesi për të cilin ke shkuar të ankohesh.
Sistemi ynë "i reformuar' i drejtësisë në rastin më të sukseshëm të tij etiketon apo ndëshkon dhunën, shfrytëzimin, abuzimin, grabitjen kur dëmi është shkaktuar i plotë edhe pa mundësi rikuperimi.
Shumica e krimeve në këtë vend nuk janë një dështim i papritur moral, por shprehje e sistemeve nervore të patrajnuara, nevojave të paplotësuara relacionale, dinamikës së shtrembëruar të pushtetit, të formëzuara në fëmijëri dhe të përforcuara nga sistemet shoqërore që ngatërrojnë bindjen me rregullin dhe pajtueshmërinë me pjekurinë.
Në këto shoqëri drejtësia nuk kuptohet si duhet, ndaj trajtohet edhe ndërtohet vetëm si infrastrukturë reaktive, ndërkohë që është infrastruktura bazë zhvillimore e çdo shoqërie.
Kemi gjithmonë një viktimë kur plotësohen tre kushte: mungesa e vullnetit; dëmi fizik, financiar edhe psikologjik; si dhe përdorimi brutal i pushtetit.
Këto tre kushte nuk janë të rralla por janë normalitet në shoqëri si e jona ku njerëzit nuk janë mësuar si të rregullojnë emocionet intensive pa u shkëputur ose dominuar; si të tolerojnë frustrimin pa hakmarrje, si të riparojnë prishjen e marrëdhënieve pa turp, si të dëgjojnë "jo-në" pa humbur identitetin, si të mbajnë pushtetin pa abuzuar me të. Këto janë aftësi të cilat ose kultivohen herët ose mësohen me dhimbje gjatë jetës. Në shoqërinë tonë rrallë ndodh si njëra edhe tjetra.
Në një shoqëri ku njerëzit mësohen të shtypin emocionet, t'i nënshtrohen kontrollit ose të barazojnë vlerën me performancën, sistemet që krijohen ose shemben nga brenda ose kërkojnë pushtet nga jashtë duke mos prodhuar drejtësi.
Pas publikimit "të skandalit " të gjithë jemi ndjerë keq, por të ndihesh keq është e lehtë, nuk kushton asgjë. Nuk kërkon ristrukturim, asnjë përballje me modelet ekzistuese, asnjë prerje të kalbëzimin që kemi lejuar të grumbullohet mbi shpatullat tona.
Ne si shoqëri jemi mësuar ta tërheqim pas vetes si një vello funerali zhgënjimin nga drejtësia. Për më tepër, spektakli i pastër "i distancimit " të cilin e vendosim në dispozicion të ndërgjegjes sepse vetëm kështu mund të ndihemi të drejtë duke shmangur përgjegjësinë, errëson thjeshtësinë e asaj që refuzojmë të bëjmë, të përballemi me të vërtetën.
Të veshur me këtë kostum, madhështor edhe tragjik, shmangim përballjen me ashpërsinë e ndryshimit që nevojitet.
Antari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është një devijim, as një dru i shtrembët brenda drejtësisë. Ai është fytyra më përfaqësuese e korporatës së dhunës më të egër që ka ekzistuar në këtë vend, asaj të ushtruar në emër të ligjit.
Edhe ne nuk jemi të shqetësuar sepse këtë e mësuam të henën për herë të parë, por sepse publikimi shkallmon të vetmen mbulesë të dështimit tonë si shoqëri, hipokrizinë.
Të fundit
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01