Flash News

KRYESORE

Pas Bushatit, Sali Berisha nxjerr emrin e një tjetër deputeti të PS: Është udhëheqës i bandës së Bajrave

Pas Bushatit, Sali Berisha nxjerr emrin e një tjetër deputeti të

Pasi deputeti demokrat, Edi Paloka akuzoi ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, se rezulton i kapur në përgjimet e prokurorisë në dosjen e bandës së Bajrave, edhe ish-kryeministri Sali Berisha akuzon një tjetër deputet të PS.

Sipas Berishës, kjo bandë kishte lidhje të ngushta dhe udhëhiqej nga deputeti socialist, Luan Harusha, si dhe nga ministri Bushati. Ai thekson se aksioni për goditjen e këtij klani kriminal është bërë i mundur falë ndërhyrjes së autoriteteve të Belgjikës dhe Holandës, ndërkohë që kërkon prej këtyre dy shteteve që të bëjnë publike lidhjet e drejtuesve të PS në Shkodër me Bajrat.

Reagimi i Sali Berishës:

Thirrje drejtuar autoriteteve ligjzbatuese te Mbreterive te Belgjikes dhe Hollandes!

Te dashur miq, se pari le te falenderojme perzemersisht autoritetet zyrtare dhe mediat e Mbreterise se Belgjikes dhe Mbreterise se Holandes, te cilat me hetimet e tyre bene te mundur goditjen e njeres prej bandave me te rrezikshme te krimit nderkombetar, bandes se Bajrajve.

Te falenderojme mediat, gazetaret investigativ te ketyre vendeve, qe me guxim te madh hetuan dhe informuan publikun e vendeve te tyre dhe shqiptare per veprimtarine, vendndodhjen, lidhjet e ngushta te eksponentrve kryesor te kesaj bande me Edi Ramen, Ditmir Bushatin, Luan Harushen, deputete te tjere siçiliste.

Me kete rast le t’u bejme thirrje autoriteteve te ketyre vendeve te hetojne dhe bejne publike lidhjen e ngushte te drejtuesve te kesaj bande, komunikimet direkte te tyre (tabulatet) me kreun e meduzes, Edvin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushen, drejtues kryesor te policise, prokurorise dhe gjykatave ne Shkoder dhe Tirane, udheheqes dhe protektor te bandes se Bajrajve, krimit shqiptar dhe nderkombetar.

Ky do te ishte nje kontribut i jashtezakonshem per Shqiperine dhe rajonin tone, stabilitetin e tyre! sb

Arrestimi i 11 anëtarëve të klanit Bajri, Edi Rama: ‘Forca e Ligjit’ po përshkallëzohet

Të fundit