Flash News

KRYESORE

Pasi mbylli sezonin televiziv në Top Channel, Ylli Rakipi nis transmetimin e emisionit në 'Facebook'

Pasi mbylli sezonin televiziv në Top Channel, Ylli Rakipi nis transmetimin

Të enjten e kaluar, gazetari Ylli Rakipi lajmëroi mbylljen e sezonit televiziv për emisionin 'Të Paekspozuarit’, i cili transmetohet që prej muajit janar në Top Channel.

“Të nderuar teleshikues ky ishte emisioni yne për mbremjen e sotme dhe emisioni i fundit për këtë sezon; fillon një muaj i ngarkuuar me Kampionatin Botëror. Ju falenderoj që na keni ndjekur, me ato të mira që kemi patur dhe me ato që nuk kemi patur”, u shpreh Rakipi në fund të emisionit.

Megjithatë, pasditen e sotme, gazetari ka njoftuar se ‘'Të Paekspozuarit’’ do të transmetohet drejtpërsëdrejti në rrjetin social ‘Facebook’, ku tema e diskutimit është “Lufta për teatrin” dhe të ftuar janë Altin Basha – regjisor, Kastriot Çipi – regjisor. Arben Derhemi – aktor Gjergj Bojaxhi - aktivist, ambjentalist, Andi Bushati - analist, i ftuar në studion nr 2, është arkitekti: Vladimir Bregu.

Nuk dihet nëse levizja e Rakipit është një kundërpërgjigje ndaj tentativave të Drejtorit të Përgjithsëm, Ben Blushi me Blendi Fevziun, për të transferuar 'Opinionin' në Top Channel.

Po ashtu, televizioni organizoi edhe një sondazh në muajin Prill, ku ‘Të Pakespozuarit’ renditeshin ndër programet më pak të pëlqyera nga shikuesit.

Deklarata e Rekipit të enjten e kaluar, ku lajmëroi mbylljen e sezonit telefiziv duke filluar nga 1-47-30:

https://www.youtube.com/watch?v=z7RRl_sznTY

 

Të fundit