Flash News

KRYESORE

Përfitimet nga “Instagrami”, shuma që fiton Ronaldo për çdo postim

Përfitimet nga “Instagrami”, shuma që fiton Ronaldo

Portugezi Cristiano Ronaldo, di të jetë i suksesshëm jo vetëm në fushën e blertë  të futbollit por edhe në rrjetet sociale, të cilat janë shndërruar në burim marramendës të ardhurash.

Sipas një programi analizues për postimet në “Instagram”, që harton edhe klasifikimet e personave me sponsorizime më të mëdha dhe me më shumë influencë, Ronaldo i cili numëron 133 milionë ndjekës, ka trafikun më të lartë.

Cristiano arrin të përfitojë 750 mijë dollarë vetëm nga një postim i tij, ndërkohë që në klasifikimin e 5 futbollistëve me më tepër influencë dhe me çmimin më të lartë të sponsorizimeve janë Neymar, Messi, David Beckham dhe Gareth Bale.

Një postim në faqen e Neymar dhe Messi kushton respektivisht 600 dhe 500 mijë dollarë, ndërkohë që tek profili i Beckham kushton 300 mijë dhe tek i Gareth Bale kushton 185 mijë.

Të fundit