Flash News

KRYESORE

Përplasjet në KZAZ-të e Kavajës, një tjetër i arrestuar

Përplasjet në KZAZ-të e Kavajës, një tjetër i

Enea Gjonaj, i shpallur në kërkim për incidentet në KZAZ-në nr 42 në Kavajë, është arrestuar sot.

Tensionet në këtë KZAZ nisën disa ditë më parë kur me dhjetra persona u përpoqën të hyjnë në ambientet e brendshme, por policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tyre.

Një ditë më parë, gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Arben Xhihani, Ervin Baklli dhe Elvis Duro. Ndërkohë, që shtetasi Daut Elmazi është në lënë “arrest shtëpie”, kurse Dermisha Bukova, Lirim Dedja dhe Fadil Rustemlliu në “detyrim paraqitje”.

Ata u përplasën fizikisht që të mos vendoseshin materialet zgjedhore në KZAZ e Kavajës.

 

Video/ Përleshje mes qytetarëve dhe policisë në Kavajë

Të fundit