Flash News

POLITIKOFF

"The Crown", trillim apo i vërtetë? Si përgjigjet Harry

"The Crown", trillim apo i vërtetë? Si përgjigjet Harry

Në intervistën për James Corden, në "The Late Late Show", ndër të tjera Princi Harry u pyet dhe për serialin "The Croën" - një nga më të shikuarit në Netflix, që flet për jetën mbretërore.

Harry ka rrëfyer se disa gjëra nuk hanë të sakta por bazohen në të vërteta dhe për princin, ai është më i lumtur me mini serialin sesa me lajmet e mediave britanke:

"Është e trilluar, por bazohet në të vërtetën. Sigurisht që nuk është tërësisht i saktë, por jep një ide të përafërt të presioneve të detyrës dhe shërbimit mbi familjen dhe gjithçka tjetër. Sidoqoftë, unë ndihem shumë më mirë me "The Croën" sesa me trillimet e mediave. Ti raporton një gënjeshtër si të vërtetë. Me këtë, sigurisht që kam probleme."

Të fundit