Flash News

POLITIKOFF

"Shtypi britanik po më shkatërronte shëndetin mendor", Harry pranon për herë të parë arsyet e tërheqjes nga familja mbretërore

"Shtypi britanik po më shkatërronte shëndetin mendor",

Princi Harry dhe Meghan Markle prej 1 viti nuk gëzojnë më tituj mbretërorë për shkak të dëshirës së tyre për tu tërhequr nga çdo titull.

Për herë të parë, Harry ka folur publikisht në “The Late Late Show” me James Corden. Një dalje publike e tillë e Princit, që nuk jemi mësuar ta shohim për shkak të rregullave strikte mbretërore që nuk lejonin asnjë anëtar të familjes të bëntë shfaqje të tilla.

Harry tha se vendosi të largonte familjen e tij nga Britania sepse:

"Të gjithë e dimë se si mund të jetë shtypi britanik dhe kjo po më shkatërronte shëndetin mendor. Ishte toksike, prandaj bëra ate që do bënte çdo burrë dhe baba.”

Kujtomë se në fillim të këtij muaji, Meghan fitoi gjyqin ndaj “Mail on Sunday”, pasi revista publikoi një letër që ajo i kishte dërguar të atit.

Po ashtu, Harry ka treguar se edhe pse të shkëputur nga jeta mbretërore, familja nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me familjen.

“Flasim në Zoom me ta (mbretëreshën dhe princin Philip) herë pas here. Philip në vend që të mbyllë Zoom-in kur mbaron, thjesht mbyll laptopin dhe të dyve iu pëlqen të shohin Archie-n teksa vrapon nëpër dhomë."

Princi Harry po ashtu tha se jeta në Los Angeles në fakt do të jetë vazhdim i asaj që bënin në Mbretërinë e Bashkuar.

"Jeta ime do të jetë gjithmonë e lidhur me shërbimin publik dhe Meghan e ka kuptuar këtë. Është diçka që na pëlqen dhe na jep kënaqësi të dyve.”

 

Të fundit