Flash News

KRYESORE

Presidenti i Bundestagut: Macron gaboi me veton, zgjerimi i BE-së duhet të vazhdojë

Presidenti i Bundestagut: Macron gaboi me veton, zgjerimi i BE-së duhet

Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble kritikoi veton e presidentit të Francës Emmanuel Macron për moshapjen e negociatave për futjen në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, unioni ka bërë një gabim dhe duhet të ndjekë një politikë zgjerimi.

“Nëse dështojmë këtu, atëherë si mund të pretendojmë të luajmë një rol stabilizues në Lindjen e Mesme? Thellimi i bashkëpunimit dhe zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë. Macron gaboi me veton ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha ai për Reuters.

Schäuble u ndal edhe te digjitalizimi. “BE duhet që të mbështesë kompanitë e saj për të penguar përparimin e Kinës. Gjithashtu vëmendje duhet edhe sa i përket ruajtjes së kufijve nga fluksi i emigrantëve”.

Të fundit