Flash News

KRYESORE

Pretendimet për Gjibraltarin, Spanja kërcënon se do të votojë kundër Brexit

Pretendimet për Gjibraltarin, Spanja kërcënon se do të

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ka deklaruar se Spanja do të kundërshtojë draft marrëveshjen për Brexit, nëse nuk qartësohet në tekst çështja e bisedimeve të së ardhmes për statusin e gadishullit të Gjibraltarit.

Spanja ka pretendime për këtë gadishull, që i është dorëzuar Britanisë sipas Traktatit të Utrehtit më 1713.

Shteti iberik kërkon të sigurohet se bisedimet në të ardhmen mes të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, nuk përfshijnë këtë gadishull.

“Nëse gjërat vazhdojnë kështu dhe nuk ka ndryshime për Gjibraltarin, Spanja do të votojë kundër Brexit”, u shpreh Sanchez.

Të fundit