Flash News

KRYESORE

Prokuroria e Katanias ka regjistruar procedim ndaj Tahirit

Prokuroria e Katanias ka regjistruar procedim ndaj Tahirit

Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur në emisionin ‘Opinion’ se Prokuroria e Katanias ka nisur një procedim ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Hoxha u shpreh se procedimi është regjistruar në datën 27 tetor, tre ditë pasi Tahiri publikoi vendimin e marrë nga Prokuroria e Katanias.

Gazetari tha gjithashtu se Tahiri ka angazhuar edhe një studio ligjore në Itali për këtë çështje. Hoxha tha se ndaj Tahirit është regjistruar një procedim penal por ai nuk cilësohet ende si i pandehur.

 

Të fundit