Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Gavrosh Levonja
Tashmë zaret janë hedhur; prokuroria shqiptare ka thirrur kreun e PD-së Lulzim Basha si të pandehur duke e akuzuar për vepra si pastrim parash, mashtrim të KQZ-së lidhur me fondet e përdorura në fushatën elektorale të zgjedhjeve të vitit 2017, si dhe për financime nga Rusia. Mirëpo, nisur nga ato ç’ka janë bërë publike duke filluar menjëherë pas publikimit të disa pagesave nga PD, PS e LSI në llogaritë bankare të disa kompanive lobuese në SHBA, mendoj se prokuroria shqiptare do ta ketë të vështirë ta çojë Bashën në “gijotinë”.
E para, nëse flitet për akuzën e “pastrimit të parave” duke qenë se paratë kanë hyrë në SHBA, me to merren institucionet e specializuara amerikane, të cilat në kësi rastesh “të kalojnë në vrimë të gjilpërës”, siç është shprehur dikur dhe vetë kryeministri, Rama kur filluan diskutimet e para lidhur me origjinën e parave të paguara nga PD për të lobuar në SHBA. Dhe, normalisht gjithçka do të fillonte nga Nick Muzin dhe kompania e tij, “Stonington Strategies” të cilët do të filtroheshin nga strukturat e specializuara të shtetit amerikan.
Sa për Bashën, ky do të ishte “vrima e fundit e kavallit” që mund t’i kërkohej llogari për burimet e parave, gjithnjë në rast se do të bëhej fjale për shuma eksesive, gjë që është nën juridiksionin e drejtësisë shqiptare.
Konkretisht në periudhën mars prill të vitit 2017, PD dhe PS kontraktojnë kompani lobingu në SHBA në prag të fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e atij viti. PD në mars prill të këtij viti realizoi dy kontrata, njërën më kompaninë “Barnes & Thornburg” në vlerën e një shume fikse prej 150 mijë dollarëve, firmosur nga Robert Grand, manager i firmës dhe Lulzim Basha më 14 prill 2017 dhe një kontratë tjetër me “Muzin Capitol Partners LLC” (partner me “Stonington Strategies”}, firmosur më 31 mars 2017 nga dhe Lulzim Basha dhe Nick Muzin, CEO i kompanisë në fjalë, së cilës PD duhej t’i paguante tre këste nga 25 mijë, përkatësisht në muajt mars 2017, prill 2017 dhe maj 2017.
Pra, të dyja kompanive, PD sipas kontratave të lidhura në muajt mars, prill të këtij viti u pagoi një total prej 225 mijë dollarësh. Sipas kontratës Kompania lobuese do të përcaktojë linjën dhe implementimin e fushatës së PD-së, do të promovojë vizionin dhe synimet e politikës së PD te politikëbërësit amerikanë dhe qarqet e biznesit. Gjithsesi, pavarësisht nga kontratat rëndësi kanë pagesat, pasi palët edhe mund të mos u përmbahen kontratave të nënshkruara e rrjedhimisht ato prishen; p.sh kompania lobuese nuk realizon ndonjë nga angazhimet ose në rastin tjetër klienti nuk kryen pagesat sipas kontratës.
Të gjitha këto u deklaruan nga Nick Muzin pranë Departamentit të Drejtësisë nëpërmjet Foreign Agents Registration Act në qershor të vitit 2017. Mirëpo, për PD gjërat ndërlikohen që nga momenti kur në skenë del një firmë e tretë; “Biniatta Trade LP”, e cila në Exibit-B shtesë të datës 14 nëntor 2017 të paraqitur nga “Muzin Capitol Partners LLC, figuron se ka kompensuar “Muzin Capitol Partners LLP, për të gjithë aktivitetet e kryera për llogari të PD-së. Në të njejtën kohë nga Exibit-B shtesë në fjalë thuhet se “Biniatta Trade LP” deri në datën 30 shtator ka bërë vetëm një pagesë prej 150 mijë dollarësh në adresë të “Muzin Capitol Partners LLC. Gjithsesi, kur vihet te kontrata flitet vetëm për një 'agreement' midis “Biniatta Trade LP” dhe “Muzin Capitol Partners LLC” e “Stonington Strategies” ku këto dy të fundit angazhohen për gjëra që në fakt nuk kanë të bëjnë fare me synimet politike të PD-së, si duke promovuar rolin e biznesit shqiptaro amerikan në ekonominë e SHBA, promovimin e muajit të historisë shqiptare në SHBA, të nxjerrin në pah kontributin e diasporës shqiptare në shoqërinë perëndimore. etj.
Në fakt, synime të tillë logjikisht i ka klasa politike që është në pushtet në Shqipëri dhe jo opozita. Për këdo që ka një minimum sensi përsa i përket hetimit do të mjaftonte ky fakt për të dyshuar lidhur me vërtetësinë e kontratës “Muzin Capitol Partners”-Biniatta Trade LP” për të “financuar” aktivitetet e PD. Gjithashtu, “Muzin Capitol”, megjithëse do të angazhohet për suksesin e projektit, nuk garanton një rezultat të sukseshëm”.
Përsa i përket pagesave kontrata parashikonte që “Biniatta Trade LP’ do t’i paguante “Stonington” tre këste nga 150 mijë dollarë si dhe një pagesë në vlerën e 500 mijë dollarëve për aktivitete të tillë në kuadër të këtij projekti. Por një njeri me dy pare mend në kokë nuk ka si të mos pyesë a i a vlen barra qiranë që PD të paguajë gati një milion dollarë për aktivitete që nuk i shërbejnë kësaj ndërkohë që për takime me senatorë e zyrtarë të administratës amerikane mjaftonin 25 a 50 mijë dollarë. A nuk do të kishte qenë më mirë që ato para PD t’i kishte hedhur ne tregun e votëblerjes në Shqipëri?
Si do ta argumentojnë prokurorucët akuzën ndaj Bashës e PD-së për financime të paligjshme apo “financime ruse”, kur në këtë kontratë midis “Muzin” dhe “Biniatta” nuk gjendet asnjë firmë nga ana e ndonjë përfaqësuesi të PD-së. Gjithashtu, data e nënshkrimit të kësaj kontrate është 20 mars 2017, pra rreth dy javë para se Lulzim Basha të firmoste kontratën me “Muzin Partners LLC” gjë që të çon te pyetja: për derisa “Biniatta Trade LP” është angazhuar të paguajë për lobingun në favor të PD, athere përse ishte e nevojshme që Basha të hidhte firmë në një kontratë tjetër më të njëjtin partner i cili për të njëjtën gjë, po paguhej nga dikush tjetër, madje me një shumë rreth tetë herë më e madhe nga ajo që parashikohej në kontratën e nënshkruar nga Basha në fund të marsit?
Për drejtësinë shqiptare do të paraqiste interes nëse do të dilte në dritë ndonjë kontratë a marrëveshje ku si palë të ishin PD dhe “Biniatta Trade LP” prej ku mund të mësohej se për ç’arsye kjo merrte përsipër të paguante një kompani lobuese në SHBA për llogari të PD-së si dhe lidhjet e tjera që mund të ekzistojnë midis saj dhe PD. Mirëpo, në Exibit-B lidhur me “Biniatta Trade LP” ekziston vetëm firma e Nick Muzin, por nuk ka asnjë firmë të ndonjë përfaqsuesi të kësaj kompanie në adresën e së cilës figurojnë mbi 700 kompani dhe që telefonin e saj nuk e ngre askush, në kohën që për ndonjë firmë në emër të PD-së as mund të bëhet fjalë.
Exibit-B për “Biniatta Trade LP” është paraqitur pranë Departamentit të Drejtësisë vetëm një javë pas marrjes në pyetje të ish-manager-it të fushatës së Predsidentit Trump, Paul Manafort nga Robert Mueller, që hetoi dhe aktivitetin e tij lobues në favor të vendeve të Lindjes. Ashtu si Nick Muzin të gjitha kompanitë lobuese nxituan të paraqesin shtesa për aktivitetin e tyre. Kjo të bën të mendosh se “Biniatta Trade LP” mund të jetë “futur në valle” nga Muzin për të shmangur andrallat e ngjashme me ato të Paul Manafort.
Nuk di nëse do të jetë në gjendje prokuroria shqiptare të sigurojë ndonjë marrëveshje a kontratë midis PD dhe “Biniatta Trade LP” ku të hidhet dritë mbi misterin e financimeve të kësaj për PD si dhe ajo ç’ka është më e rëndësishmja, në të, të ndodhet firma e Bashës ose e ndonjë përfaqsuesi tjetër të PD. Po duke parë se ç’përfaqson “Biniatta Trade LP” si dhe faktin që ajo pretendon se ka pezulluar aktivitetin e saj për shkak të atyre ç’ka janë publikuar kundër saj, gjë për të cilën pretendon ta ndjekë në rrugë gjyqësore, ma do mendja se organi shqiptar i akuzës do ta ketë tejet të vështirë në mos të pamundur të sigurojë një provë të tillë.
Dhe në mungesë të një dokumenti të tillë, thirrja në prokurori e kreut të PD-së, për të vazhduar më tej me formulimin e akuzës për pastrim parash a financim të paligjshëm, bazuar në ato që qarkullojnë në media të ndryshme e deklarata të Taulantit me shokë, gjykimi e dënimi i tij, do të ishte favori më i madh që mund t’i bëhej atij dhe partisë që ai drejton.
Ai do të kthehej në një simbol për PD në një idhull për bazën e partisë në këtë periudhë duke u afirmuar dhe si leader i padiskutueshëm. Le të kujtojmë Fatos Nanon i cili po të mos ishte arrestuar nga pushteti i Berishës në pak kohë do të ishte spostuar nga kreu i PS-së për karakterin e tij liberal dhe sjelljet ekstravagante që konsideroheshin “shfaqje të huaja” nga ata që vinin prej PPSH-së, të edukuar me mësimet e Hoxhës dhe klasikëve të marksizmit.
Nga ana tjetër, do të kompromentohej dhe reforma në drejtësi duke prodhuar një drejtësi në shërbim të pushtetit.
Sa për rolin e Rusisë nëpërmjet oligarkëve të saj në financimet për PD-në janë sa qesharake, aq të palogjikshme, sa trashanike aq dhe katundareske, që në fund të fundit, tregojnë se ata që hedhin në treg apo ata që i marrin seriozisht duket se nuk janë çliruar nga psikologjia e rrezikut nga “armiku i jashtëm” që në këtë rast është Rusia.
Po për Rusinë, o budallenj provincialë, do të ishte shumë më e lehtë t’i hidhte ato para në rrumpallhanen e Shqipërisë duke realizuar objektivat e saj me fare pak para se të lodhet duke financuar PD-në deri në USA ku rreziku për të rënë në rrjetat e FBI është qindra herë më i madh.
Të fundit
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01