Flash News

KRYESORE

Publikohen shifrat, 24% e popullsisë në Suedi përbëhet nga emigrantët

Publikohen shifrat, 24% e popullsisë në Suedi përbëhet nga

Numri i personave me origjinë të huaj në Suedi vitin e kaluar ka arritur shifrën 2 milionë e 400 mijë.

Sipas shifrave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Suedisë (SCB), brenda 4 viteve numri i migrantëve me origjinë suedeze është rritur me 8 për qind dhe ka arritur në 2 milionë e 400 mijë.

Popullsia e vendit është 10 milionë, ndërsa emigrantët përbëjnë 24 për qind të popullsisë.

Ndërkohë sipas Zyrës së Migrantëve të Suedisë, 1 milion e 64 mijë e 42 prej numrit total të migrantëve kanë shtetësi suedeze.

Vitin e kaluar 69 mijë persona nga 160 shtete u bënë shtetas të Suedisë, prej të cilëve sirianët me 4 mijë e 106 persona janë në vendin e parë.

Emigrantët që vendosen në Suedi me viza të qëndrimit dhe punës, pasi që jetojnë 5 vite në vend mund të marrin shtetësinë e vendit. Ndërsa ata që martohen me suedezët kjo kohë është 3 vjet.

Të fundit