Flash News

Rajoni

Kroaci, epiqendra Petrinja u godit nga 374 tërmete

Kroaci, epiqendra Petrinja u godit nga 374 tërmete
Foto ilustruese

Autoritetet kroate njoftuan se zona e epiqendrës së tërmetit, Petrinja është goditur nga 374 tërmete që nga 28 dhjetori dhe madje deri në 109 në dy ditët e fundit, sipas të dhënave paraprake të botuara sot nga Departamenti Gjeofizik i Fakultetit të Shkencave në Zagreb.

Petrinja nuk ishte i vetmi qytet që u godit, pasi në Sisak-Moslavina u shkatërruan shumë shtëpi. Ndërkohë lëkundjet u ndjenë edhe Slloveni, Bosnjë, Serbi. 

Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm mesditën e 29 dhjetorit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, me epiqendër 5 km në jugperëndim të Petrinja dhe thellësi prej 11,5 kilometra, raporton agjencia Hina.

Të fundit