Flash News

Rajoni

Takimi në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak: Një hap drejt normalizimit

Takimi në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak:

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që ka zhvilluar me koordinatorin e Kosovës, Skender Hysenin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se palët kanë bërë një hap tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve.

 “Sot bëmë edhe një hap drejt marrëveshjes për normalizim gjithëpërfshirës duke mbajtur raundin e dytë të bisedimeve për pretendimet financiare dhe ato pronësore. Dhe kjo ishte hera e parë për kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, që iu bashkua diskutimeve. Do të vazhdojë së shpejti”, shkruan Lajçaku në Twitter.

Më herët u raportua se Serbia në këtë takim ka kërkuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Këtë të enjte në Bruksel u zhvillua takimi në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit