Flash News

KRYESORE

“RD” kundër ish-kryeredaktorit të saj: Të turpshme deklaratat e Astrit Patozit

Në gazetën e PD-së, Rilindja Demokratike, është publikuar sot një shkrim kundër personit që e drejtoi për tetë vite, Astrit Patozi. “Si do të votohet për kryetarin e PD. Garancitë statutore e gara nuk janë pazar”, është titulli kryesor i kësaj gazete për ditën e sotme.

Brenda në shkrim, deklaratat e Astrit Patozit konsiderohen të turpshme, ndërsa akuzohet për insinuata aspak të denja dhe të pista.

Astrit Patozi ishte kryeredaktor i ‘RD’ nga viti 1997 deri më 2005-ën kur u zgjodh për herë të parë deputet i PD-së. Vendin e tij e zuri Bledi Kasmi, i cili vazhdon edhe sot të drejtojë këtë gazetë.

Pjesë nga shkrimi i RD:

Insinuata aspak të denja dhe të pista janë hedhur në tregun mediatit nga Astrit Patozi në lidhje me negociatat me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Ristani për dialogun mbi gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për kushtet e barabarta të garës në PD në respekt të Statusit të partisë. Pasi nuk ka mundur të arrihet gjuha e përbashkët, Patozi i ka konsideruar këto negociata të Ristanit si ofertë për pazar nga Basha. E turpshme kur hidhen në tregun mediatik dhe kundërshtohen si të rreme nga pala tjetër.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka hedhur poshtë deklaratat e Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi “pazar” që ai të mos e sfidojë.

Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negociimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.

Të fundit