Flash News

KRYESORE

Reali nuk e “përtyp” dot ndëshkimin e Ronaldos, ja ç’shkruajnë mediat spanjolle

Reali nuk e “përtyp” dot ndëshkimin e Ronaldos, ja

“Ajo që ka ndodhur ka kaluar çdo limit”, ky është komenti i gazetës spanjolle  ‘Marca’ nga ambjentet e drejtuesve të klubit madrilen pas finales së Superkupës së Spanjës, mbyllur me fitoren e madrilenëve, por edhe me polemika të shumta për 11-metërshin e mohuar që Reali konteston por mbi të gjitha, për kartonin e kuq pas dy të verdhëve të dhënë ndaj CristianoRonaldo.

“Reali – shkruan ‘Marca’, kujton se në 4 ndër 5 “klasiket” e fundit, skuadra e drejtuar nga Zidane e ka përfunduar ndeshjen me një lojtar më pak, por veprimi i gjyqtarit të dielen në mbrëmje ka thyer çdo rekord…Klubi shpreson që me ndërhyrjen e Federatës së Futbollit, gjithçka të kthehet në normalitet”.

Reali do të luaj pa CR7 në ndeshjen e kthimit të Superkupës si dhe në katër ndeshjet e para të kampionatit. 

 

 

Të fundit