Flash News

KRYESORE

Rruga e Kombit me pagesë, reagon Agron Duka: Taksa dëmton ekonominë, Rama po cënon identitetin e popullit

Rruga e Kombit me pagesë, reagon Agron Duka: Taksa dëmton

Pas vendosjes së taksës për kalimin e mjeteve në Rrugën e Kombit ka reaguar edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Duka ka argumentuar se rrugët kanë rritur përmasat e identitetit tonë si qytetarë dhe se vendosja e një taksë të tillë është e papërshtatshme, pasi nuk plotësohen kriteret.

Nga ana tjetër, Duka akuzon kryeministrin Rama se po dëmton ekonominë dhe identitetin kombëtar.

Postimi i Agron Dukës:

Rrugët janë liri. Liri qarkullimi, mundësi zhvillimi, çlirim nga izolimi mesjtar. Rrugët kanë rritur përmasat e identitetit tonë si qytetarë.

Nëpërmjet tyre takohemi, në gëzime dhe hidhërime; nëpërmjet tyre zhvillojmë aktivitetin tonë ekonomik, si shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Aplikimi i tarifave transparente, të përballueshme nga të gjithë, për të kontribuar në mirëmbajtjen e rrjetit rrugor shqiptar mund të konsiderohet një zgjidhje, por jo kur shqiptarët paguajn çdo vit taksën e qarkullimit të automjeteve.Çdo aplikim i tarifave të tilla kërkon respektimin e të paktën dy parimeve thelbësore:

– Ekzistenca e një rruge paralele, cilësore, dhe pa pagesë;

– Ndikimi që pagesa të tilla kanë mbi nivelin e jetesës, pra sa e pranueshme është kjo tarifë për Shqipërinë dhe sidomos për qytetarët dhe bizneset, duke nisur nga qarku Kukës.

Pa asnjë dyshim, monopolizimi i arterjes kombëtare gjobit me 10 euro identitetin e një populli që udhëton midis dy shteteve, dhe dëmton në mënyrë fatale ekonominë.Partia Agrare Ambientaliste dënon cënimin e interesit kombëtar, dhe kërkon një reflektim të menjëhershëm të qeverisë mbi gjetjen e alternativave të duhura dhe të përballueshme në interes të të gjithë shqiptarëve.

Të fundit