Flash News

E-TJERA

Shah mat, PS – LSI përballen në Helsinki

Shah mat, PS – LSI përballen në Helsinki

Këshilltari për Marrëdhëniet me Jashtë i kreut të Kuvendit, Ilir Meta, Ralf Gjoni, ka hedhur në faqen e tij të Facebook-ut një foto ku po luan shah me kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Arta Daden. Në foto te dy duken të përqëndruar dhe në pozita mbrojtëse, duke pritur se cila do të jetë lëvizja e radhës. “Shah mat” është mbishkrimi i fotos që ka hedhur Gjoni, veçse nuk dihet se cili e ka zënë mat tjetrin. Çfarë luhet në këtë lojë shahu? Presidenca, apo ndonjë bast tjetër? Arta Dade dhe shefi i Ralfit, Ilir Meta kanë qenë dy prej emrave në qarkullim në 'garën' për postin e Presidentit të Republikës. Dade nuk e ka fshehur pëlqimin për një post të tillë, kurse Meta e ka mohuar vazhdimisht.

Të fundit