Flash News

KRYESORE

Shefi i ri për Politikat e Jashtme të BE-së mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë

Shefi i ri për Politikat e Jashtme të BE-së mbështet hapjen

Në tetor do të vendoset nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të hapin negociatat me Bashkimin Evropian, apo do të refuzohen sërish. Tri shtete të unionit, Austria, Spanja dhe Suedia janë pro çeljes së tyre, ndërsa mendojnë se dy shtetet ballkanike meritojnë që të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi takime me homologët austriakë, suedezë dhe spanjollë gjatë taki​mit Informal të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sllovaki.

Ministri i Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit të Spanjës Josep Borrell, vlerëson përpjekjet dhe angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Shefi i ri për Politikat e Jashtme të BE-së shprehu qëndrimin spanjoll se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.

Cakaj siguroi gjatë takimit se Shqipëria ka përmbushur kushtet teknike për të filluar këto negociata dhe është e bindur se hapja e negociatave me BE-në është mëse e merituar. Sa i takon kryesimit vitin e ardhshëm të OSBE-së, Cakaj informoi homologun spanjoll se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim solid me shumë vende anëtare për të siguruar një kryesi sa më te denjë dhe në mbështetje të plotë të agjendës së Organizatës.

Ministri Federal për Evropën të Austrisë Alexander Schallenberg siguroi për mbështetjen e palëkundur të Austrisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ai siguroi gjithashtu se Austria do të jetë një mbështetëse e zëshme dhe e fuqishme e Shqipërisë për të mundësuar një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit në tetor.

Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Jashtme suedeze Margot Wallström vlerësoi edhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme për hapjen e negociatave. Wallström inkurajoi për vijimin e reformave.. Ministri në Detyrë Cakaj u përgjigj se reforma në drejtësi në Shqipëri është e paprecedentë dhe se Shqipëria është e vendosur të vazhdojë reformat.

Të fundit