Flash News

KRYESORE

Shembja e teatrit/ Shkarkimi i Neritan Liçajt, drejtori i Teatrit Kombëtar i reziston presionit

Prej muajsh është kërkuar shkarkimi i aktorit Neritan Liçaj, por Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka refuzuar.

Liçaj akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se duan ta heqin nga puna, sepse ai është një nga zërat më kritikë dhe kundërshtues i shembjes së godinës së teatrit Komëbtar.

Sipas burimeve të “Politikos”, presionet janë shtuar ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, por ky i fundit ka kundërshtuar eprorët duke qenë kundër.

Reagime të shumta ka pasur në mbështetje të Liçajt, pas deklaratës së tij se duan ta shkarkojnë nga puna se është kundër shembjes së teatrit.

“Jam informuar se po përgatitet shkarkimi im nga puna, nuk e di motivin, s’kam informacion tjetër dhe nuk më kanë thirrur për të ma thënë, por që qëllimi është i qartë: Bëhet për shkak se po qëndroj tek Teatri. Kjo është një gallatë dhe qyfyre shumë e madhe e më vjen vërtetë për të qeshur sepse punën unë e bëj si duhet. Kryeministri dhe kryetari i bashkisë e kanë marrë këtë vendim për të më shkarkuar jam shumë i bindur. Kjo ka të bëjë me kundërshtimin e ashpër dhe të fortë, dhe mbase duan të më bëjnë shembull por në fakt kjo tregon fytyrën e tyre”, tha aktori në një prononcim për “Fax News”.

Të fundit