Flash News

KRYESORE

Shënohet vrasja e dytë brenda javës, autorët me probleme mendore

Shënohet vrasja e dytë brenda javës, autorët me probleme

Vrasja e një 20-vjeçari ka tronditur sot qytetin e Bulqizës. Arlind Pasha, 20 vjeç u qëllua me thikë për arsye banale nga një i ri pas një sherri banal. Autori është identifikuar si Fatjon Keta, aktualisht i shpallur në kërkim nga policia.

Autori dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Madje, familjarët e tij kishin denoncuar disa herë në komisariatin e Bulqizës për dhunë në familje, konkretisht ndaj motrës dhe nënës së tij.

Ky është rasti i dytë brenda javës që një person me probleme të shëndetit mendor kryen vrasje, fakt që është një sinjal alarmi për shoqërinë tonë.

Disa ditë më parë një  35-vjeçar u bë autor i një krimi të rëndë në familje ku qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë, babain e tij 77-vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Shalës të Memaliajt. Arjan Shahaj ishte me të atin jashtë shtëpisë duke prerë dushk për bagëtitë, kur mes tyre ka nisur një debat, që paraprakisht dyshohet të ketë të bëjë me faktin që 77-vjeçari Iljaz Shahaj i kërkonte llogari të birit për shkak se ky i fundit kishte një lidhje me një vajzë. Pas debatit autori Arjan Shahaj ka rrëmbyer sëpatën dhe ka qëlluar në kokë babanë e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Të fundit