Flash News

KRYESORE

Sherr Nazarko-Milo për “detin”/ “E kuptoj më mirë se ty diplomacinë...”

Sherr Nazarko-Milo për “detin”/ “E kuptoj më

Analisti dhe padagogu Mentor Nazarko pati një përplasje verbale sot me ish-ministrin e jashtëm të Shqipërisë Paskal Milo, gjatë transmetimit direkt në emisionit Top Story.

Nazarko, i cili ishte në lidhje direkte nga Prishtina tha se nuk i kuptonte dy ish-ministrat e jashtëm paskal Milo dhe Tritan Shehu, që ishin në studio, të cilët sipas tij nuk po merreshin me thelbin e bisedimeve Shqipëri-Greqi.

Milo replikoi ndaj kësaj duke i thënë Nazarkos se ndoshta largësia me Prishtinën ja bënte më të paqarta gjërat, por se ai kishte përvojën e duhur për t’i kuptuar më mirë se ai çështjet diplomatike.

Nazarko në atë pikë i kujtoi Milos se dhe ai ishte shf i katedrës të së drejtës ndërkombëtare dhe se ishte një ekspert i fushës.

Por më pas që të dy i ulën tonet dhe gjetën dakordësi.

Të fundit