Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Alon Ben-Meir / San Diego Jewish World
"Sulltani" i një perandorie osmane iluzore - Presidenti i Turqisë Erdogan – po u bën presion politikanëve të nënshtruar në të gjithë vendet e Ballkanit të punojnë për të për të rivendosur lavdinë e periudhës osmane. Për Erdoganin, kjo nuk është thjesht një fushatë e papërmbushur; ai I ka shënjestruar ballkanin për disa vite tashmë (zonë të cilën e sheh si pre të lehtë) për t’i kooptuar në sferën e tij të influencës duke përhapur agjendën islamike nën maskën e bashkëpunimit kulturor. Ai po investon shumë në infrastrukturë dhe institucione fetare, duke përdorur bizneset si levë (duke përfituar përfitime ekonomike) si pjesë e skemës së tij hileqare për të konsoliduar kontrollin e Turqisë në vendet e Ballkanit dhe për t'i shërbyer dizajnit të tij neo-osman.
Ish-Kryeministri turk Ahmet Davutoglu theksoi qartë vizionin e madh të shefit të tij, duke deklaruar se deri në vitin 2023 (100 vjetori i Republikës Turke), Turqia do të bëhet po aq e fuqishme dhe me ndikim sa Perandoria Osmane ishte gjatë kulmit të saj. Shtetet ballkanike duhet të kuptojnë se perspektiva e tyre për rritje ekonomike, prosperitet, liri dhe demokraci të qëndrueshme mbështetet në një lidhje të ngushtë me BE, dhe jo me një diktator të pamëshirshëm që pretendon të jetë shpëtimtar për Ballkanin.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë të Turqisë, deri në fund të vitit 2016, vlera kumulative e investimeve të huaja direkte të Turqisë në vendet e Ballkanit arriti rreth 10 miliardë dollarë. Një vit më parë, Erdogan me krenari deklaroi në një intervistë për stacionin televiziv shqiptar Top Channel se Turqia ka investuar tre miliardë euro në Shqipëri. "Nuk e di se sa investime kanë ardhur nga BE, por tonat nuk do të ndalen".
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar marrëdhënie afatgjata me BE-në në përpjekjet e tyre për t'u bashkuar me Unionin. Me paketën e re të zgjerimit të rekomanduar nga Komisioni Europian, Shqipëria do të jetë e para që do të fillojë bisedimet e pranimit. Turqia, ndërkohë, është duke treguar muskujt e saj ekonomikë për të joshur Shqipërinë dhe shtetet e tjera të Ballkanit në orbitën e saj gjeostrategjike.
Investimet e Turqisë në Shqipëri janë selektive dhe llogariten në mënyrë strategjike për të pasur ndikimin më të madh ekonomik dhe politik në tregun financiar, si dhe projektet kryesore kombëtare. Kjo përfshin pronësinë e bankës së dytë më të madhe, hidrocentraleve, një fabrike të shkrirjes së hekurit, ish-operatorit shtetëror të telekomit "Albtelecom" dhe operatorit celular "Eagle Mobile".
Kryeministri Edi Rama, i cili i mbështet me gjithë zemër këto projekte, është i njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me Erdoganin (i vetmi udhëheqës nga Europa që ka marrë pjesë në martesën e vajzës së Erdoganit), dhe po negocion ndërtimin e një aeroporti turistik në Vlorë, 140 km në jug të kryeqytetit, Tiranës.
Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se investimet e Erdoganit në ekonominë e tyre janë vetëm një fasadë për të mbuluar qëllimin e tij më të madh, për ta bërë Ballkanin gjithnjë e më të varur nga Turqia, duke e bërë Ankaranë qendrën dominuese të pushtetit një lloj me epokën otomane në ditët e lavdisë së saj.
Pavarësisht ndryshimeve në sistemet politike, Shqipëria ka qenë një shtet laik që nga themelimi në vitin 1912. Pas Pavarësisë, regjimet demokratike, monarkiste dhe më vonë totalitare komuniste, ndoqën një sekularizim sistematik të kulturës kombëtare. Por, në ndryshim nga tendenca liberale social-politike kombëtare, në vitin 2015 Erdogani hapi punimet e Namazgjasë, Xhamia e Madhe e Tiranës, që është më e madhja në Shqipëri, kushton rreth 30 milionë euro dhe është financuar nga Presidenca Turke e Çështjeve Fetare (Diyanet).
Gjatë fjalës së tij në Universitetin Kolumbia në fund të prillit, Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati hodhi poshtë të gjitha faktet rreth axhendës së qartë të Erdoganit në Shqipëri. Kur e sfiduam atë në këtë pikë, ai me neveri u përgjigj duke thënë "nuk është e vërtetë se Turqia ka ndërtuar xhaminë më të madhe në Shqipëri, dhe xhamia është ndërtuar për nevojat e muslimanëve." Kjo deklaratë e rreme është në përputhje me refuzimin e tij për të pranuar se dhjetëra xhami të reja tashmë janë përuruar në Shqipëri të financuara nga Erdogani.
Kryeministri i Shqipërisë Rama nuk është i vetmi që flirton me Erdoganin. Presidenti Ilir Meta, pas takimit me kryeministrin turk Binali Yildirim, nënvizoi perspektivën që të dy vendet janë në rrugën e rritjes së bashkëpunimit, duke injoruar shqetësimin e përbashkët të shumicës së shqiptarëve që mendojnë se sa më afër Turqisë të jetë Shqipëria, aq më shumë distancohet nga BE.
Në një bisedë me Mero Bazen, gazetar dhe botues i Tema, ai deklaroi se investimet turke e kanë origjinën nga një rreth afaristësh të afërt me Presidentin Erdogan dhe nuk janë investime të fituara nga oferta konkurruese në tregun e hapur. Ato janë negociuar privatisht dhe "Si të tilla, ato mund të kthehen në një problem, në rast të paqëndrueshmërisë politike në Turqi", tha Baze.
Në janar të këtij viti, deputeti i opozitës Dashamir Shehi paralajmëroi parlamentin për atë që ai quajti "pushtimi i Shqipërisë nga Erdogani". "Unë jam kundër zgjerimit të pranisë turke në Shqipëri. Nuk dua investime turke dhe trazirat e politikës turke në vendin tonë. Kromi, metalurgjia, shkollat, aeroportet merren nga turqit. Ne synojmë drejt Europës dhe jo Lindjes. Kryeministri iu përgjigj me sarkazëm: Pi raki dhe mos bërtit.
Në një bisedë me ne, Xhemal Ahmeti, historian dhe filozof që shkroi një traktat për qeverinë shqiptare me titull "Ruajtja e kulturës shqiptare nga tendencat turke", tha se pas qeverisë shqiptare, Erdogan është ai që ka fuqinë maksimale mbi Shqipërinë. Ai gjithashtu dënoi mungesën e kritikave të hapura ndaj Turqisë në mediat shqiptare, duke thënë se "Me këtë politikë, Shqipëria mbyll çdo portë në Perëndim".
Ai sugjeroi që Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë kundër salafizmit dhe erdoganizmit, sepse instruktorët, emisarët dhe ideologët e tyre depërtojnë në partitë politike, shoqatat akademike dhe xhamitë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe shtete të tjera të Ballkanit.
Erdogan po e intoksikon Shqipërinë duke ofruar doza të vogla të zhvillimit ekonomik derikur t’i nënshtrohet manipulimit dhe mashtrimit të tij. Nëse Shqipëria po shikon drejt Bashkimit Europian, siç thotë zyrtarisht, nuk duhet të lejojë që Erdogan të dominojë vendin me çdo mjet apo bindje. Liderët shqiptarë duhet të kujtohen se BE nuk do të pranonte asnjë anëtar të ri në Bashkim, i cili është thellësisht i lidhur me Erdoganin, sidomos tani që dëshira e tij e zhveshur për të dominuar në Ballkan është ekspozuar për të gjithë.
Europa është e vetëdijshme se qëllimi i shpejtë i Erdoganit është të rindërtojë një fuqi neo-osmane rajonale, e cila sfidon drejtpërdrejt vlerat perëndimore.Vetëm pak javë më parë ky mendim u shpreh qartë ngadeputeti Alparsian Kavaklıoğlu, një anëtar i AKP qeverisëse dhe kreu i Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës së Parlamentit: "Europa do të jetë muslimane. Ne do të jemi efektiv në këtë pikë, me ndihmën e Allahut. Unë jam i sigurt për këtë".
Trajektorja diplomatike dhe ushtarake e Turqisë nën Erdoganin do të mbetet e njëjtë për aq kohë sa ai mbijeton politikisht. Shtetet e Ballkanit dhe sidomos Shqipëria, e cila është kandidati i menjëhershëm për t'u bashkuar me BE, duhet të kalibrojë me kujdes marrëdhëniet e saj me Turqinë.
BE duhet ta bëjë të qartë se meqë aderimi i plotë në kartat themelore të saj, veçanërisht në lidhje me të drejtat e njeriut, lirinë dhe një formë demokratike të qeverisjes, janë parakushte për anëtarësimin në BE,dhe Shqipëria nuk duhet të ngrohet shumë me Erdoganin, i cili ka hequr dorë në mënyrë flagrante nga këto parime themelore.
*Dr. Alon Ben-Meir është Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Qendrën për Çështje Globale në NYU. Bashkautore e ketij shkrimi eshte gazetarja nga Kosova Arbana Xharra.
Të fundit
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01