Flash News

KRYESORE

“Shqiponja është vulgaritet”, Shkëlzen Berisha ka një propozim për Edi Ramën

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha i ka bërë një propozim shefit të qeverisë, Edi Rama se me çfarë mund ta zëvendësojë monumentin e “Shqiponjës”, i hequr pak ditë më parë te Dogana në hyrje të Tiranës, në kuadër të projektit për “Unazën e Re”.

Në një reagim me nota ironie, Shkëlzen Berisha i propozon Ramës që ta zëvendësoj këtë simbol kombëtar në flamur me një nga pikturat e tij, pasi një ditë më parë e cilësoi “një vulgaritet në piedestal”.

“Meqë shqiponja është vulgaritet, propozoj ta zëvendësojmë në flamur me një nga pikturat fine të Ramës”,  shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Çfarë tha Rama një ditë më parë

Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.

Të fundit