Flash News

KRYESORE

Top Channel sulmon Erion Veliaj tek nisma që ka propaganduar më shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka pasur në krye të propagandës së tij shtimin e biçikletave në kryeqytet. Krahas kronikave të shpërndara nga zyra e shtypit e Bashkisë, edhe vetë Veliaj ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke publikuar foto dhe video nga korsitë e biçikletave të ndërtuara në disa rrugë të Tiranës.

Por një kronikë e transmetuar mbrëmjen e sotme në Top Channel kritikon Veliaj pikërisht për korsitë e ndërtuara.

Në kronikën në fjalë, ku flasin edhe ekspertë rrugor, thuhet se korsitë e ndërtuara po ngushtojnë rrugët çka ka krijuar trafik ndërsa pengojnë edhe mjetet e transportit publik gjatë ndalesave në stacionet përkatëse.

Kronika e Top Channel

Shtimi i korsive të dedikuara për biçikletat në kryeqytet ka sjellë për pasojë trafik të rënduar në disa akse.

Rruga e Dibrës është aksi i fundit që u pajis të enjten me korsitë e biçikletave.

Eksperti rrugor Artur Sulçe shpjegon: “Sot po ngushtojmë rrugët, makinat janë po ato dhe më e rëndësishmja, mungon kultura e qytetarëve për këtë lloj investimi”.

Nga një vëzhgim i Top Channel rezulton se korsitë e biçikletave pengojnë edhe mjetet e transportit publik gjatë ndalesave në stacionet përkatëse. Ndërkohë, në këto korsi, ndonëse nuk lejohet, qarkullojnë edhe motoçikletat.

Policia Rrugore thotë se ka gjobitur dhjetra drejtues të këtyre mjeteve. Ndërkohë, edhe aty ku korsitë e biçikletave nuk pengojnë qarkullimin, si në Rrugën e Kavajës apo bulevardin “Zogu i Parë”, janë këmbësorët ato që bëhen pengesë.

Ekpertët thonë se nevojitet një studim për këtë situatë.

“Për sa korsi biçikletash ka nevojë sot qyteti? Sa është numri i këtyre përsonave që përdorin biçikletë dhe në varësi të kësaj, parashikohet investimi”, thekson Sulçe.

Sipas Bashkisë së Tiranës, shtimi i korsive të biçikletave ka për qëllim stimulimin e qytetarëve që të lëvizin pa makina.

 

 

 

 

Të fundit