Flash News

KRYESORE

U largua para disa vitesh nga "2XL-ja", Gent Zenelaj njofton rikthimin e Lisës në ekran

U largua para disa vitesh nga "2XL-ja", Gent Zenelaj njofton rikthimin
Lisa Kujofsa ishte vajza të cilën e njohëm në fillimet e "Apartamentit 2XL", e cila aktronte përkrah Gent Zenelajt, Jul Dedës dhe Ermal Mamaqit. Ajo qëndroi për disa vite në emisionin e humorit deri para 5 vitesh kur u largua dhe nuk e pamë në asnjë projekt të ri televiziv. Ka qenë Gent Zenelaj ai që ka rikthyer në memorien e publikut Lisën me lajme shumë të mira. Ajo do të rikthehet në televizion sipas asaj që Genti ka shkruar krahas fotos me të: "Lisa është kthyer.” Nuk dihet nëse Lisa do të jetë pjesë e programit të humorit ‘Kalifornia’ nën drejtimin e moderatores së njohur, Marina Vjollca këtë sezon në ekranin e ‘Tv Klan’, megjithatë kjo pritet të zbulohet shumë shpejt në javët në vazhdim.
 
View this post on Instagram
 

Lisa is back 🤗🤗🤗 @lisakujofsa @altin_ago

A post shared by Gentian Zenelaj (@gentianzenelaj) on

Të fundit