Flash News

KRYESORE

Varhelyi: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, së shpejti do të paraqesim paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, pasi ndajmë të njëjtin histori dhe fat.

Në një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi shkruan se Komisioni Europian së shpejti do të parqesë paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit. Komisioni Europian së shpejti do të paraqesë paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin. Ne jemi gjithashtu atje për vendet e Partneritetit Lindor dhe partnerët tanë në Jug. Ne do t'i ndihmojmë ata të krijojnë vende pune dhe të fillojnë ekonomitë e tyre.”, shkruan ai.

Të fundit