Flash News

KRYESORE

Video/ Anglia fiton finalen e vogël të Ligës së Kombeve kundër Zvicrës

Video/ Anglia fiton finalen e vogël të Ligës së Kombeve

Anglia mundi me penallti Zvicrën me rezultatin 6-5, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi pa gola. Heroi i takimit për “Tre luanët” ishte portieri i Evertonit, Jordan Pickford. Gardiani ishte autori i realizimit të penalltisë së pestë për anglezët, ndërsa më pas ai i priti gjuajtjen lojtarit të helvetikëve, Josip Drmic, për t'i dhënë të tijve medaljen e bronztë në këtë kompeticion.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, bëri 7 ndryshime në formacion pas humbjes në gjysmëfinale kundër Holandës. “Tre luanët” kishin një rast të mirë për gol pas pushimit të pjesës së parë, kur Fabian Schar goditi shtyllën në portën e tij.

Callum Wilson mendoi e i dha fitoren ekipit anglez kur e futi topin në rrjetë në të 84’, por pas konsultimit me VAR, arbitri rumun Ovidiu Hategan vendosi që ta anulonte atë për faull.

Në fushë, Shaqiri dhe Xhaka për Zvicrën, nuk mundën që t'i jepnin skuadrës së tyre fitoren.

Të fundit