Flash News

KRYESORE

Viktor Tushaj për Pjerin Ndreun: Polici mbetet polic

Viktor Tushaj për Pjerin Ndreun: Polici mbetet polic

Edhe pse zgjedhjet kanë mbaruar, nuk kanë të sosur replikat në distancë mes deputetit më të ri të LSI-së Viktor Tushaj dhe Pjerin Ndreut të PS-së.

Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti i LSI-së për Lezhën, Viktor Tushaj ironizon fort kolegun e tij socialist, Pjerin Ndreu, në lidhje me profesionin e tij para se të bëhej deputet.

“Me gjithë respektin që kam për profesionin e policit dhe sidomos misionin e tij, ai përsëri mbetet polic. Gjynah që parlamenti i ardhshëm do i ketë disa brenda”, ironizon Tushaj.

Të fundit