Flash News

KRYESORE

Zëvendësimi dhe reagimi nervoz i CR7, Sarri pranon problemet

Zëvendësimi dhe reagimi nervoz i CR7, Sarri pranon problemet

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, dhe portugezi Cristiano Ronaldo debatuan në momentin që tekniku e zëvendësoi portugezin në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës. Portugezi nuk kaloi një mbrëmje të lumtur, pasi Ramsey i vodhi golin atij.

Tekniku ka sqaruar situatën dhe ka treguar se pse zëvendësoi Ronaldon. Ai tregon se kishte frikë nga ndonjë dëmtim duke qenë se kishte një problem në gju.

“Ronaldo ishte i nevrikosur sepse nuk ndihej shumë mirë. Prej disa ditësh ka një problem të vogël në gju dhe për këtë arsye ishte nervos që në përfundim të pjesës së parë, pasi gjuri po i shkaktonte problem. Në një përshpejtim bëri një lëvizje që nuk më pëlqeu. U frikësova se mos vritej, ndaj e zëvendësova”, - tha Sarri.

Të fundit