Flash News

KRYESORE

Zotimi i Klosit: Mali i Tomorrit do të kthehet brenda normalitetit

Zotimi i Klosit: Mali i Tomorrit do të kthehet brenda normalitetit

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi u zotua se qeveria do të kthejë malin e Tomorrit brenda normalitetit që i takon një zone të mbrojtur. Deklarata e tij u bë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Klosi nxori një vendim të vitit 2012-të të qeverisë Berisha që, sipas tij, ka lënë jashtë zonës së mbrojtur një hapësirë të konsiderueshme që tashmë është kthyer në gangrenë për të gjithë malin.

Gjithsesi, ai shtoi se do të vijojë komunikimi me bizneset e guroreve.

“Do të vazhdojmë komunikimin me bizneset, të cilat janë të gjitha në shkelje, janë me shkelje të lejes së mjedisit dhe do të kalojnë në skaner. Do të vazhdojmë të kërkojmë të kthejmë në vend një padrejtësi historike që i është bërë këtij mali, duke kërkuar të rikthejmë të gjithë zonën e mbrojtur brenda normalitetit dhe të mos lejojmë që zgavra e krijuar nga veprimet korruptive të 2012-ës të vazhdojnë ta dëmtojnë zonën tonë të mbrojtur”, tha Klosi.

Përplasjet qeveri-biznese janë shtuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ më 17 korrik, për të shfuqizuar vendimin e ekzekutiv it për ndalimin e shkatërrimit të Malit të Tomorrit nga kompanitë që nxjerrin pllaka guri.

Të fundit