Flash News

KRYESORE

“10 milionë euro kush më sjell kokën e Albin Kurtit”, reagon Vetëvendosje pas kërcënimit në Facebook

“10 milionë euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”.

Ky është një kërcënim në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti përmes rrjetit social Facebook, nga një person me emrin Daniel Arianitti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndaj këtij statusi kërcënues ka reaguar menjëherë Vetëvendosje, duke i kërkuar organeve të drejtësisë të nisin hetimet.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të lëvizjes të mos merren privatisht me kërcënuesin, në një postim në rrjetet sociale, pasi sipas tij gjithçka është në duart e hetuesve.

“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, shkruan Manxhuka në reagimin e tij.

Edhe më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Albin Kurti është kërcënuar me jetë nga Haxhi Hoti, ish-kandidat për deputet i Nismës Socialdemokrate.

Të fundit