Flash News

KRYESORE

200 të testuar, sa persona të infektuar me covid-19 konfirmohen në 24 orët e fundit në Shqipëri

200 të testuar, sa persona të infektuar me covid-19 konfirmohen

Vetëm 8 raste janë konfirmuar me covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, pas kryerjes së 200 testeve.

“Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.

Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë  989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, sqaron MSH.

Të fundit