Flash News

KRYESORE

A rrezikojmë të infektohemi me COVID-19 nga paratë, përgjigjet OBSH

Një ndër temat më të diskutuara dhe ndër pikëpyetjet e ngritura shpesh është nëse mund të infektohemi me COVID-19 përmes parave.

OBSH ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë shqetësim e cila thekson se aktualisht nuk ka prova që konfirmojnë apo kundërshtojnë tezen se koronavirusi transmetohet dhe përmes monedhave e kartëmonedhave.

Aktualisht, nuk ka prova që të konfirmojnë ose kundërshtojnë tezën nëse koronavirusi mund të transmetohet përmes monedhave ose kartëmonedhave.

Ndërkaq, OBSH në Shqipëri thekson se monitorimi i shëndetit tuaj gjatë Covid-19 është jetësor.

Ju duhet:

Të kontrolloni për simptomat e zakonshme

Të informoni familjen/miqtë tuaj nëse keni nevojë për ndihmë

Të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor nëse keni vështirësi në frymëmarrje.

Telefononi 127 sa më parë, nëse është e mundur.

 

Të fundit