Flash News

OP-ED

Agron Tufa dhe Pezmi i Marksistëve të Shpellës

Agron Tufa dhe Pezmi i Marksistëve të Shpellës

Nga Gëzim Basha

Ashtu si Putinizmi që më tepër se romancë në expresin Tiranë-Moskë, është refleks i përthyerjes në prizmin e Ankarasë, edhe marksizmi dikur na vinte jo direkt prej Moskës por prej Pekinit, fill pas filtrimit nëpër shpellat ku zbriste kryetari Mao pahitur me toz meditimesh quazi-taoiste. Nuk është e habitshme pse sot, nëpër rrënojat e SMT-ve mendore të Tiranës, akoma ngrenë kokën ata që Stalini i quante Marksistë shpellash.

Peshçornij Marksisti!

Marksistët e Shpellës vënë në themel jo një konflikt klasor midis të pasurve dhe të varfërve, por konfliktin demografik midis fshatit dhe qytetit.

Dialog historik i kuotuar:

“Pse nuk e more Shangain pas rrethimit?”, pyeti Stalini.

“Ç’të bëja pastaj me 6 milionë qytetarë?”, ja ktheu fshatari Mao.

Gati 70 vjet pas këtij dialogu, një sociolog dhe profesor universiteti në Tiranë, Fatos Tarifa, ende e shikon konfliktin demografik fshat/qytet, si fatalitet, si të vetmin konflikt ideologjik, zgjidhja e të cilit “shtyka përpara shoqërinë.”  Në thelb Maoist, por pa Maon ngaqë e sheh argumentin nga pozita prioritare e “qytetarit”-Tarifa vazhdon aty ku e pati lënë para vitit 1990-kritik i paguar i Maocedunidesë.

Shkruan Tarifa, “Mentaliteti fshatar i llojit “Tufa” është rrjedhojë e një strategjie maoiste që e hartoi dhe e zbatoi në Shqipëri Sali Berisha, strategjia elektorale e rrethimit të Tiranës nga fshati. Që do të thotë, as më shumë e as më pak, strategjia e pushtimit të Tiranës, dhe bashkë me të, e pushtimit të institucioneve politike të këtij vendi nga fshatarësia dhe nga mentaliteti fshatar. Kjo ka qenë një strategji e “tufëzimit” të fshatarëve të llojit “Tufa” në kryeqytetin e vendit tonë.”

Një pasazh i tillë s’ka nevojë për koment! Prirja për poshtërim të tjetrit dhe zëvendësimi i urrejtjes klasore me urrejtjen krahinore, vijnë drejpërdrejt nga alkimia e guvave të errëta për të na kujtuar  se komunistët shqiptarë njohin mirë vetëm gjuhen e përçarjes dhe përçmimit. Për ta Tirana normale nuk mund të jetë shtëpi e përbashkët por vetëm truall ekskluziv për hauret e tyre të urrejtjes, një Tiranë e mbyllur me sytë nga Pallati i Gër-Mërit.

Agron Tufa, edhe për shkak se ka lindur në një fshat te Dibrës, është sot një talent prirës i letërsisë moderne shqipe, kurse Tarifa ngaqë ende jeton në Tiranën e viteve të ndikimit nga Revolucioni Kulturor Kinez, duket si mbetje teknologjike nga industria e urrejtjes politike.

Duke parë bublat kockore në ballin e rikonstruktuar te F.Tarifës, njeriu mendon kushedi ç’mendime të mëdha vlojnë brenda e përtej atij balli, pa dyshuar se kapaku i “sociologut” mund ta ketë pësuar masakren nga eksploziviteti i pordhëve gjysëm marksiste të kryetarit Mao!

Të fundit